Qeramika e Mira Kuçukut shndërron ambientet e Galerisë së Artit Tiranë, në një hapësirë ku mitologjia, legjendat e poezia marrin formë e shpirt, kurse figurë qëndrore mbetet gruaja me gjithë shumëngjyrësinë e saj. Një jetë dedikuar artit të qeramikës, artistja tregon me pasion si rrjedh natyrshëm procesi i punës deri në finalizimin e objektit, që …
Month: June 2023
“Lindur së prapthi”, një rrëfim i gjatë kujtimesh, që e njeh lexuesin me ndjesitë e një kohe të errët, nisur me fëmijërinë e shkrimtares e poetes Rita Petro, për të njohur dritën e pritshme të demokracisë. Procesi i të shkuarit, ditënetët që e nanurisnin krijuesen nëpër çaste të jetuara vrullshëm, mandej ngacmime të brendshme, që …
Ne, të nënshkruarit, me këtë letër shprehim kundërshtimin tonë të fortë ndaj planit të njëanshëm të qeverisë shqiptare për shpërbërjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike (AAS), duke përfshirë Institutin e Arkeologjisë dhe për ta rikrijuar atë në kuadër të Akademisë së Shkencave.Ne jemi arkeologë që punojmë në universitete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose …
Në udhëtim,.. përsëri “Më pas, ne kuptojmë një mijë gjëra të vogla që ndihmojnë për t’i shfaqur gjërat e mëdha në dritë, dhe njeriu hyn, si të thuash, në kontakt të drejtpërdrejtë me antikitetin.” Leon Rey, në Apolloni Udhëtimi i dytë nuk mund të kuptohet asnjëherë pa të parin. Ata janë vazhdim i njëri-tjetrit. Ashtu …
Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura në bashkëpunim me Operan e Parisit, me pjesëmarrjen e dy solistëve virtuozë Frederic Laroque dhe Aurelien Sabouret nën dirigjimin e mjeshtrit Eno Koços do të sjellin panormaën e një udhëtimi muzikor në kohë mbrëmjen e së enjtes në skenën e Operas. Në vigjilje të koncertit, violinistët francezë u shprehën …
Nuk e harroj atë mbrëmje. Dy duar të panjohura më kthyen mbrapsht. Me to u thye një copëz zemre. Ishte janari i fundit, që do të jetoja në shtëpinë dritëshumë. Më pas, do të degdiseshim kushedi se ku. Ishim rrezik për komunitetin. Ato boritë i dëgjonin edhe ata që kishin probleme me veshët e kështu …
E dashura qau ndaj të gdhirë, pa zë,dhe lotët i shkisnin, rrokulliseshin për faqe,dhe supet i dridheshin me ngashërima.Ishte e shtunë shtatori të vonë,gjethet e para qenë futur nën prag;të tjera, të pezullta, lakoheshin në ajër.Ishte ditë pushimi dhe një mendje më thoshme marrë arratinë ku mendja s’kish bujtë.Por e dashura dëneste dhe dielli s’kish …
Akademia e Studimeve Albanologjike u krijua në kuadër të ristrukturimit e të modernizimit të sistemit universitar dhe akademik shqiptar, me vendim të Këshillit të Ministrave, nga bashkimi i katër Instituteve (Arkeologji, Gjuhësi dhe Letërsi, Histori, Kulturë Popullore) dhe i dy njësive kërkimore (Studimi i Artit, Enciklopedia Shqiptare) të ish- Akademisë së Shkencave të Republikës së …
Sheshi Skënderbej foli në gjuhën italiane për dy ditë. Festivali i Teatrit “Verdi of”, që organizohet prej dy vitesh në Shqipëri nga Teatro Regio di Parma në bashkëpunim me ambasadën italiane, sollën për publikun shqiptarë veprën “Aida” të Giuseppe Verdit, konceptuar mjeshtërisht nga regjisori Mario Mascitelli. Artisti tha se është e lehtë të prezantohesh para …
Ka kohë që jeton aty,dhoma i vret sytë,dera ndalon dritën e diellit,e bardhë.Bluza të padashura,njerëz që tulaten të flasin,injeksione me ngjyrë qumështi,heshtje për tretje,përsëri e pabindur në gjysmimin kohor,tej andej, kudo, e bardhë.Fytyra herë zverdhon e herë tretet,një grimëçast zëri s’dëgjohet,kopshti pa ngjyrë kredhet në vaj,trishtil i fundit u shkëput nga pema e këputur,u larguan …









