Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura në bashkëpunim me Operan e Parisit, me pjesëmarrjen e dy solistëve virtuozë Frederic Laroque dhe Aurelien Sabouret nën dirigjimin e mjeshtrit Eno Koços do të sjellin panormaën e një udhëtimi muzikor në kohë mbrëmjen e së enjtes në skenën e Operas. Në vigjilje të koncertit, violinistët francezë u shprehën të entuziazmuar për organizimin.
“Është fantastike ta shohësh këndvështrimin që Forcat e Armatosura Shqiptare kanë krijuar këtë orkestër. Duhet qëndrueshmëri në atë që ne bëjmë pikërisht ato parime që dhe ushtarakët i përdorin, dhe ne si muzikant i aplikojmë ato në mënyrën e të përzgjedhurit të gjërave, për mbarvatjen e çdo pune. Forcat e armatosura kanë krijuar këtë model, krijuar mbi modelin francez. Kjo orkestër është fat shumë i madh për ne dhe një lumturi shumë e madhe që ne ndajmë muzikën me vendin tuaj dhe duket që në vështrimet e këtyre të rinjve se sa këndshëm e mirë është kjo gjë”, tha violinisti Frederik Laroque.
Kuurse violinist Aurelien Saboiret u shpreh:
Është kënaqësi vëretë shumë e madhe, që të luaj me Frederikun me te cilin njihem prej vitesh, po mbi të gjitha për të ndarë dhe për të bërë muzikë me këta muzikantë të rinj, me energji kaq të madhe. Duket që në mënyrën se si ne po qasemi muzikalisht bashkë. Do të ishte fat, një kënaqësi shumë e madhe të rivija në vendin tuaj dhe të ndanim momente muzikore së bashku.
Krahas veprave të njohura botërore nga Schostakovitch, e Brahms do të luhen edhe “Skicat simfonike” të kompozitores Diana Ziu, që ngjiten për herë të parë në skenën e Operas, pas suksesit të jashtëzakonshëm në Paris. Për kompozitoren është e udhës krijimi i një kalendari artistik për veprat simfonike, në të cilin muzikantët shqiptarë të prezantojnë punët e tyre, me qëllim të një qasje të re ndaj muzikës simfonike.


