Ka kohë që jeton aty,dhoma i vret sytë,dera ndalon dritën e diellit,e bardhë.Bluza të padashura,njerëz që tulaten të flasin,injeksione me ngjyrë qumështi,heshtje për tretje,përsëri e pabindur në gjysmimin kohor,tej andej, kudo, e bardhë.Fytyra herë zverdhon e herë tretet,një grimëçast zëri s’dëgjohet,kopshti pa ngjyrë kredhet në vaj,trishtil i fundit u shkëput nga pema e këputur,u larguan …
Më duket e arsyeshme ta nis këtë punim me përkufizimin e fjalës epos, marrë nga fjalori i gjuhës shqipe : epos – tërësia e krijimeve epike popullore për bëmat e heronjve legjedarë ose për ngjarjet e mëdha historike.Eposi i shqiptarëve, i njohur me emrin eposi i kreshnikëve , meqënëse heronjtë janë kreshnikë , nga këngëtarët …
“Çmimi i atdheut”, konflikti Bargjinëve- Toptanëve për Tiranën, Canosinaj: E shkrova për t’u çliruar
Mbi shtratin e historisë dhe të ngjarjeve të trilluara, zanafilla e të cilave nis me pushtimin Osman, asokohe kur fisi i Bargjinëve sapo ishte gjendur në Tiranë, mbi këtë kënd vështrimi fillon narracionin shkrimtari Viktor Canosinaj në romanin “Çmimi i atdheut”, ndërsa paraleli tjetër që ngre në libër, , është ai i Luftës së dytë …
Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit u zhvillua një takim me në qendër statusin e fjalës në ligjërimin e folur e të shkruar me prezencën e publicist, gjuhëtarit dhe studiuesit Ardian Vehbiu drejtuar nga poetja Mimoza Ahmeti.Vështrimeve për lënien jashtë të fjalëve gege referuar fjalorit të viteve ’80, kur u kodifikua leksiku dhe u …
Çmimi Lumo Skëndo për veprën më të mirë publicistike dhe eseistike do të ndahet për të dytin vit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, ku parësore sipas tyre mbeten prurjet cilësore, në lëmin e veprave artistike. “Është një çmim, i cili kërkon të nxisë skenën letrare shqiptare, të nxisë botimet e mira”, u shpreh …
Kultura helenistike u shfaq si një simbiozë e tre përbërësve të botës antike në atë kohë: maqedonase, helene dhe lindore ose orientale. Për shkak se, territori i kësaj kulture nuk ka kufij të përhershëm, dhe fakti që shpërbërja e tij fillon para formimit të tij përfundimtar, kjo periudhë rezulton të jetë një nga periudhat më …
Nga vagjet e Frederik Rreshpjes, të mallkuarit me art, te puhia e lehtë fjalësore e Mitrush Kutelit, nga ëndjet bohemiane të Teodor Kekos, te lirika e dashurisë së Xhevair Spahiut, nga zjarrmi shpërthyes i Lasgush Poradeci nga rrjedhin miliona ëndrra, miliona ndjesi. Aktorët, Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa,Yllka Mujo, Viktor Zhusti, Kastriot Çaushi e këngëtarja Vikena …
Nga Egla Xhemali Nuk ka gjurmë që i nëpërkëmbë koha. Ngado që shkojmë ato ngelen në një trajtë herë-herë të padukshme,megjithatë janë ende aty. Romani “Krom dhe luledele” i autores Elsa Skënderi vjen si mishërim i përjetimeve të një kohe, që duket se është një cikël që vazhdon edhe sot. E djeshmja, që sillet sa …







