Çmimet letrare s’janë tregues vlere estetike, përkthyesi: Vlerësimet ceremoni, s’ka transparencë

Çmimi Lumo Skëndo për veprën më të mirë publicistike dhe eseistike do të ndahet për të dytin vit nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, ku parësore sipas tyre mbeten prurjet cilësore, në lëmin e veprave artistike.

“Është një çmim, i cili kërkon të nxisë skenën letrare shqiptare, të nxisë botimet e mira”, u shpreh Alda Bardhyli, Drejtore e Qendrës së Librit dhe Leximit (QKLL)

Në valën e gjatë të vlerësimit përmes çmimeve letrare nuk kanë munguar as debatet, ndaj sipas përkthyesit Granit Zela organizime të tilla janë kthyer në ceremoni, ku nuk flitet më për transparencë.

“Çmimet letrare janë zvogëluar në një ceremony. Nuk ka një llogjikë. Shfaqet një çmim me emrin e një personazhi, si Lumo Skëndo, po ne nuk e dimë mbas tri vjetësh çfarë do bëhet me të, me gjasë do zhduket. Procesi i përzgjedhjes nuk është transparentë.”

Vlerësimi me çmim i një vepre i kanoset një rreziku të pashmangshëm, braktisjes së lexuesit.

“Nëse libri nuk i ka vlerat e veta të qenësishme, lexuesi e braktis në mënyrë spektakolare atë libër. Pra, çmimi është edhe pak i rrezikshëm, kur merr një vlerësim kombëtar.”

Në një kohë kur të lexuarit është ulur ndjeshëm në Shqipëri, ndërsa nga ana tjetër janë më shumë se pesë çmime, që ndahen përgjatë vitit, realiteti është alegorik. Dyshohet për cilësinë estetike të veprës që vlerësohet, kurse përpjekjet institucionale lënë për të dëshiruar për të ngacmuar brezat e rinj e për t’i afruar me librin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *