Shfaqja e baletit “Giselle” rikthehet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baltetit nën koreografinë e Giuseppe Picone-s. Historia ka në qendër një vajze 15-vjeçare, që dashurohet marrëzisht me djaloshin Albert. Ai me ëmbëlsi e shtyn Gisellen të besojë në zotimin e tij e në dashurinë e përjetshme.
Në rolet kryesore të pjesës, Adela dhe Anxhelo Muçollari, vëlla e motër risjellin me elementë të rinj koreografik, një nga shfaqjet më të rëndësishme të baletit klasik.
“Pjesën më emocionale e ka në aktin e parë, kur Giselle kupton se është tradhëtuar nga i dashuri dhe aty është çmenduria e saj. Është monologu, që është shumë i rëndësishëm në vepër sepse është interpretim shumë i thellë për një balerinë. Mendoj se kjo është pjesa më e veçantë e baletit “Giselle”, dhe Adela jep aty gjithçka për të qenë pranë publikut”, u shpreh ballerina Adela Muçollari.
“Roli i Albertit është një nga rolet më të vëshira. Giselle flet për atë dashurinë e pamundur që nuk shkon për ta gjetur, por e gjen rrugës. Ajo nuk do t’ja di për jetën tënde, çfarë bën ti e çfarë ke organizuar, po thjesht të godet. “Giselle” është vërtetë ikonik dhe nuk do t’i mbarojë kurrë koha”, tha balerini Anxhelo Muçollari.
Shfaqja do të ngjitet në skenën e Operas më dt 12 dhe 13 Prill.


