“Don Kishoti” i Servantesit vjen me një frymë ndryshe në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit nga trupa e balerinëve shqiptarë nën kujdesin e mjeshtrit Giuseppe Picone.
Një shkëndijë dashurie që flakëron zemrën e Kitrit për djaloshin berber, mërzit atin e saj që dëshiron martesën e bijës me pasanikun më të madh të qytetit. Nga ky moment merr rrjedh një histori plot emocione, intriga dhe dashuri. Në prag të premierës primabalerina Adela Muçollari tregon për personazhin e Kitrit zonjushës çapkëne që doemos dëshiron të dashurin e zemrës pranë Baziljon.
“Një emocion shumë i veçantë. Të interpretosh në rolin e Kitrit duhet shumë punë, pasi ajo është një vajzë pasiononte, një vajzë lozonjare capkëne e kokëfortë e sigurisht që kërcehet nën interpretimet e lëvizjeve spanjolle, do mjaft karakter. Për një balerinë është gjithashtu sfidë sepse baleti “Don Kishoti” dhe roli i Kitrit është balet, që do ka teknikë shumë të lartë pasi pothuaj në të tre aktet Kitri ka një peshë shumë të rëndësishme në këtë balet. Do citoj pjesën e parë të aktit të pare, që ajo është vërtetë e lirë aty shpreh karakterin e saj, dinamikën., më pas vijon me aktin e dytë. Në këtë akt ka një finesë tjetër sepse vjen në ëndrrat e Don Kishotit dhe në fund fare që është edhe dasma e Kitrit me Baziljon, e cila është komplet ndryshe për balerinën, pasi duhet të vijë me një klas tjetër. Kam bërë një studim shumë të madh të rolit pasi duhet të gjesh atë Kitrin, Adelën dhe teknikën të gjitha të përshtatura. Mendoj që kjo vepër është për të gjithë popullin, nga i vogli deri tek i madh dhe pse jo. Kjo vepër mendoj se ka një gjë shumë të rëndësishme, të kthen të ëndërrosh në veprat e dashurisë, në atë magjinë e flirtimit të një çifti derisa ata arrijnë ëndrrën e tyre, në fund martohen”, tha Adela Muçollari.
Interpretimi elegant i balerinit Dion Gjinika është binom i pandashëm në dy shpirtra afare të ngjashëm. Nga njëra anë Baziljo djali thellësisht i ndjeshëm e nga ana tjetër Matadori, që shfaqet si një djalë që i pëlqen aventurat e sfidat. Njëri prej roleve i ngjall nostalgjinë e 21 viteve më parë, kur e ka ngjitur në skenë.
“Njëri është maço, kurse tjetri është djalë simpatik, që mundohet gjatë gjithë kohës të ketë një marrëdhënie me Kitrin. E kam kërcyer para 21 vjetëve dhe përgjegjësia është e njëjtë në çdo moment kur përballemi me skenën e publikun”, tregoi Dion Gjinika.
Publiku do rrugëtojë me balerinët e me tingujt e muzikës në Spanjolle me një galeri figurash të realizuara mjeshtërisht, për të qenë sa më pranë origjinalit, me mullinjtë e erës, gruan “perfekte” të një idealisti dhe emocionet e dashurisë së vërtetë.


