“Rregullat e mirësjelljes në shoqërinë moderne” e Jean Luc Lagarce u interpretuan nga anëtarja e komedisë franceze Florence Viala në skenën e Teatrit Eksperimental. E pyetur për realitetin e dykohshëm në shoqërinë shqiptare dhe franceze e se sa përqëndrohen njerëzit në ndjekjen e rregullave në vrullin e modernitetit, Florence u shpreh:
Është një tekst i gradës së dytë. Sigurisht autori nuk është dakord me këto rregulla. Në një farë forme ai tallet me këto rregulla, që janë ndërtuar në shekujt e kaluar. Në ditët e sotme nuk i alikojmë fare këto rregulla. I gjejmë të gjitha rregullat që lexuam sot në marrëdhëniet klasike, në dashuri, vdekje, tradhti. Janë gjithmonë aktuale. I gjejmë, po ashtu edhe në martesat me shkuesi, të cilat për fat të keq vazhdojnë të jenë. Nga ana njerëzore duhet të ruhen këto rregulla, por nuk mendoj që këto rregulla që u lexuan këto e zëvendësojnë ato që janë humane për jetën e përditshme. Teksti është një lloj parodie e këtyre rregullave, të prodhura nga vetë njerëzit.
Në çdo kohë ekziston një shpjegim për problmet, pasi jeta nuk është veçse vazhdim i gjatë problemesh të vockla, ku secili prej njerëzve kërkon dhe duhet të ketë një përgjigje.


