Muzikali “Mamma mia” me aktorë e këngëtarë, historia intriguese e dashurisë që hap telashe, aktorët: Është sfiduese

Një histori e komplikuar që mbetet e hapur nga e shkuara dhe çelja e një porte për të nisur një jetë të re. Kështu zënë fill situatat dinamike në muzikalin “Mamma mia” bazuar në këngët më të njohura të grupit të ABBA-ve. Zonjusha e hijshme Sophie, që do të kurorëzojë dashurinë me Skyn, ka ftuar 3 baballarët e mundëshëm në dasmë. Ajo kupton shumë nga shënimet e së ëmës në ditar, kurse çdo skenën e shfaqjes shoqërohet nga bisedat, këngët, kërcimet. Motiv qëndror në shfaqje është dashuria që përligj ekzistencën.
Për aktorët Amos Zaharia, Gerta Mahmutaj, Donald Shehu dhe Denardo Neziri procesi i punës ka qenë sfidues.

Shfaqja nën konceptimin regjisorial të Altin Bashës dhe në drejtimin artistik të Linda Kazanit do të ngjitet mbërmjen e 25 dhe 26 Korrikut në Amfiteatrin e Liqenit, ndërsa aktorët premtojnë t’i dhurojnë publikut dy netë plot argëtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *