‘Antikiteti modern’ mes dashurisë e xhelozisë, Enada Hoxha: Dua që vepra ime dhe e Gertit të krahasohet me koreografët e tjerë

Sezonin artistik të Operas do ta çelin koreografët Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, të cilët do ta ftojnë publikun në botën magjike të “Pulcinella-ës”, ndërsa vijën melodike të shfaqjes së baletit do ta shoqërojnë solistët lirik, Xhieldo Hyseni, Suada Gjergji e Matias Xheli. Për koreografët, ndërthurja e antikitetit me notat e modernizmit ka qenë sfidë e veçantë, bashkë me to edhe ngjitja për herë të parë e shfaqjes në skenën e Operas.

Është një pjesëz groteske që zgjat shumë, ka shumë humor brenda. Ka një histori shumë të thjeshtë. Brenda ka linjën e dashurisë dhe xhelozisë . Jemi munduar ta sjellim në stilin neoklasik sikundër ka qenë në Opera ose të themi kërcimi i parë në të kënduar. Kemi sjellë një gjuhë me Gertin që të jetë afër klasikes po edhe modernes, është një pjesëz balet që nuk, për të kuptuar historinë më qartë, gjithashtu kemi ruajtur maskën që është tipike e “Pulcinella-ës”, u shpreh koreografia Enada Hoxha.

Shfaqja fillon në vitin 1500,  kur nis të lulëzoj poezia, këndimi, piktura, e hidhen hapat bazikë të kërcimit e më pas, kalimi i rrjedhshëm është konceptuar me zhvendosjen në vitet  1700-1900, kur ka filluar edhe evoluimi i kërcimit.

Kam mbajtur disa elementë bazë sa i përket mizanskenave. Nuk do të lë pa përmendur që kemi përshatur kostumet që të jenë të asaj kohe. Unë dua që Gerti dhe unë të jemi autentik e që vepra jonë në një të ardhme të krahasohet me të tërë koreografët të cilët e kanë vënë këtë vepër nëpër teatro të tjera.

Kohën e antikitetit do ta bëjë të prekshme dirigjenti nga Spanja, Marc Moncusi që do të drejtojë orkestrën e harqeve të Operas, ndërsa shfaqja “Antikiteti modern” do të vihet në skenë më datë 4 dhe 5 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *