“Don Kishoti” i Servantesit vjen me një frymë ndryshe në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit nga trupa e balerinëve shqiptarë nën kujdesin e mjeshtrit Giuseppe Picone.Një shkëndijë dashurie që flakëron zemrën e Kitrit për djaloshin berber, mërzit atin e saj që dëshiron martesën e bijës me pasanikun më të madh të qytetit. …
Shfaqja e baletit “Giselle” rikthehet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baltetit nën koreografinë e Giuseppe Picone-s. Historia ka në qendër një vajze 15-vjeçare, që dashurohet marrëzisht me djaloshin Albert. Ai me ëmbëlsi e shtyn Gisellen të besojë në zotimin e tij e në dashurinë e përjetshme. Në rolet kryesore të pjesës, Adela dhe Anxhelo …
Sezonin artistik të Operas do ta çelin koreografët Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, të cilët do ta ftojnë publikun në botën magjike të “Pulcinella-ës”, ndërsa vijën melodike të shfaqjes së baletit do ta shoqërojnë solistët lirik, Xhieldo Hyseni, Suada Gjergji e Matias Xheli. Për koreografët, ndërthurja e antikitetit me notat e modernizmit ka qenë sfidë …


