Në Teatrin Petro Marko në Vlorë është ngjitur në skenë komedia muzikore “Vrasje në Paris”. Nën regjinë e Laert Vasilit, publiku vlonjat ka ndjekUR për rreth një orë e gjysëm një realizim që ndodh për herë të parë në Shqipëri, ku rrjedhin njëtrajtësisht parodia, satira dhe vaudeville-t (Vodvil), nën interpretimin e aktorëve Afrim Agalliu, Artan Islami, Margent Caushi dhe Eva Pango.
Për regjisorin Laert Vasili që është edhe protagonistë në shfaqjes , emocioni para publikut vlonjat mbetet përherë i veçantë, ndërsa përzgjedhja e qytetit qe fare e lehtë ngase Vlora ka lidhje të fortë me parodinë.
“Të luash në këtë gjini shumë të vështirë përkrahë një mjeshtri siç është Afrim Agalliu, të dish që në sallë është Gonia që të ndjekë është emocionuese. Arsyeja për të ardhur në Vlorë ishin ata të dy, në mënyrë që të tentonim ne aktorët dramatikë që të krijonim një teatër brenda teatrit.”
Aktori Margent Caushi tregon për shfaqjen sfiduese, ndërsa thotë se e ka shijuar mikpritjen e publikut.
“Publiku e ka pëlqyer shumë. Ka qenë për herë të parë ky lloj eksperimenti do ta quaja, pasi vodvil s’para bëhen në Shqipëri. Pjesa e kërcimit, pjesa e këngëskërkon jë impenjim akoma më shumë se sa një shfaqje normale, ku natyrisht ke vetëm rolin tënd e puna fillon e mbaron aty.”
Komedia “Vrasje në Paris” do vijojë të ngjitet në teatri Petri Marko përgjatë kësaj fundjave, si dhe fundjavën e ardhshme.


