“Çmimi i atdheut”, konflikti Bargjinëve- Toptanëve për Tiranën, Canosinaj: E shkrova për t’u çliruar

Mbi shtratin e historisë  dhe të ngjarjeve të trilluara,  zanafilla e të cilave nis me pushtimin Osman, asokohe kur fisi i Bargjinëve sapo ishte gjendur në Tiranë, mbi këtë kënd vështrimi fillon narracionin shkrimtari Viktor Canosinaj në romanin “Çmimi i atdheut”, ndërsa paraleli tjetër që ngre në libër, , është ai i Luftës së dytë Botërore. Dykohësisë në linjën e rrëfimit i jep theks personazhi kryesor Ravig Domiani, jeta e së cillit kalon përmes mundesh në ditënetët e luftës, dyerve të gëzimit kur ndjen shijen e dashurisë dhe përpalljes me veten e tjetrin, kur bëhet fjala për atdheun.

“I kushtohet raporteve të individit me atdheun. Trajton konfliktin e gjatë pothuaj 200 vjeçar mes Bardhinëve dhe Toptanëve për zotërimin e Tiranës. Është një luftë e gjatë, e egër shpeshherë dhe me krijim kualicionesh kundërshtare, për të sunduar Tiranën.”

Në qendër të romanit janë marrëdhëniet e individit me atdheun, e se si pashmangshëm këto marrëdhënie ndikojnë në fatin e të dyja palëve. Procesi i krijimit për Canosinajn pat qenë kataris i nevojshëm për shpirtin:

“E shkrova për të çliruar veten, pasi tani unë i përkas një brezi që 30 vite i lashë në komunizëm dhe 30 e ca i lashë në këtë që e quaj në thonjëza tranzicion. I përkas atij brezi idealistësh, që mesa duket do ngelen këtu”, u shpreh Viktor Canosinaj.

“Çmimi i atdheut” i dedikohet idealistëve shqiptarë të gjithkohshëm, që u flijuan për atdheun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *