“Samson et Dalila” në skenën e Operas, Kamenica: Vepra madhështore, krenari e Francës 

“Samson et Dalila” është produksioni tërësisht i ri që udhëton nëpër kohë, brenda tempujve e Filistinës, kuruar deri në detaje me skenat e gjuhën simbolike monumentale, si dhe kostumet e veçanta.

Opera e ndarë në tre akte është frymëzuar nga episodi i njohur biblik i Samsonit dhe Delilah. Mezosopranoja Vikena Kamenica rrëfen të veçantën e shfaqjes.

“Kjo është një premierë absolute për të gjithë publikun shqiptar, po dhe për Teatrin e Operas dhe Baletit. Një vepër e madhe e Sensans nuk kanë ndodhur të bëhet në kaq e kaq vite, në historinë e Operas dhe është një vepër serioze e Operas franceze që Sensansi ka kompozuar me një melodi të jashtëzakonshme, me një dramaturgji shumë të fortë me një dashuri të brendshme, po nga ato makabret që ka gjithë kjo histori e mitologjisë se po flasim për Samsonin e Dalilën.”

Vepra tregon historinë e çlirimit të izraelitëve nga dominimi  i filistinëve nga Samsoni. Heroi, një njeri me forcë të jashtëzakonshme që askush nuk mund ta mposhtë në fushë, joshet nga priftëresha filistene Delilah, e cila me dinakëri i zhvat sekretin e fuqisë së tij. Në fund, ndërhyrja e Zotit do t’i çojë izraelitët në një përfundim pozitiv, por tragjik.

“Është ajo historia që të gjithë e dime: hebrenjtë, filistinët, perëndesha e Dragonit që është Dalila, do të marri sekretin e Samsonit, për të hequr forcën e këtij gjenialiteti të madh që historia e ka pas treguar për një personazh të jashtëzakonshëm si Samsoni dhe tashmë po vjen e sjell në 2023, me kostume të ideuara me skenografi të sjellë në një kohë ndryshe edhe brenda e jashtë epokës, që ka një të vecantë, po ka dhe atë atraktiven që publiku do ta shohi e duhet ta ndjejë me ato dritat e skenës, e shoqëruar nga ajo muzikë e bukur, që Sensansi ka shkruar në një vepër madhështore që Franca e ka nga krenaritë e saj”, u shpreh Kamenica.

“Samson et Dalila” do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit nga dt nga 24-28 Prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *