‘Opus Continuum’ me në qendër njeriun, skulptori: U frymëzova nga tradita shqiptare

Realizimi i skulpturës është një mënyrë tregimi përmes formës së subjektit, ndaj “Opus continuum” është një rrëfim i gjatë artistik i punës së skulptorit Kreshnik Xhiku me temë qëndrore qenien njerëzore.

“Gjithë punët e kësaj ekspozite janë shtrirë pak a shumë në një periudhë pesë vjeçare. Prezenca e njeriut është në të gjitha subjektet, me të cilat unë jam marrë. Kam përshtypjen se kjo ekspozitë, që po hap sot është pak ndryshe nga ato të mëparshmet. Këtë e shohin edhe kolegët e mi mesa kam biseduar e vështrojnë skulpturën time, që ka pësuar një lëvizje, një zhvillim.”

Gruaja-poezi në krijimet e artistit merr tipare të frymëzuara nga tradita shqiptare, pa shmangur frymën bashkëkohore.

“Figura e femrës është në një mënyrë tjetër. Njeriu ruan kujtime, ka kujtime, po ka gjithashtu edhe shtresëzime, të cilat i hedh në krijimtari ose gjenë frymëzimin në to. Të treja këto veprat janë tërësisht shqiptare në atë sensin e frymëzuara nga gratë shqiptare, por kanë një sens më bashkëkohorë në mënyrën se si janë bërë.”

I pyetur për ekspozimin e punimeve në hapësirat publike, skulptori përgjigjet:

“Natyrisht që duhet bërë gjithmonë më shumë.”

Ekspozita do të qëndrojë e çelur për dashamirësit e artit në Galerinë e Arteve të Bukura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *