Antologjia “Veshur me diell, mbathur më hanë” zgjon kritikën, poeti laureat: Botimi është provokues

Antologjia “Veshur me diell, mbathur me hanë” ka zgjuar zërat e studiuesve dhe njohësve të letërsisë. Vëllimi poetik i hartuar nga poeti laureat Rudolf Marku është një vështim i gjatë mbi poezitë më përfaqësuese të poetëve kanonik, në sistemin letrar shqiptarë nisur me Pjetër Budin, Pjetër Bogdanin e Jeronim de Radën, për t’u shtrirë nëpër kohë e për të mbërritur në bashkëkohësi.

“Po të ishte Ledia Duashi bë antologji dhe unë jo do të isha çuditur shumë më pak, bile nuk do isha çuditur fare. Unë jam mësuar të mbetem pa strehë”, u shpreh poeti Primo Shllaku.

Përgjatë organizimit pati reagim edhe nga poeti Sadik Bejko:

“E kanë quajtur një lexim naiv, tentativë për ta kontrolluar apo për ta drejtuar kulturën shqiptare me qëllime të tjera.”

Poeti Rudolf Marku thotë se botimi është provokues, ndërsa fjalën e tij e ndalI edhe te kritikët:

“Është një antologji pak provokuese. Ato thoshin se Rudolfi ka përdorur Biblën, vargun “Veshur me diell, mbathur me hanë”, mirëpo ky është një varg i Pjetër Bogdanit. Ata duhet të akuzojnë në radhë të parë Pjetër Bogdanin. Këto që flasin në pozitat e një estetizanti çdo gjë që pretendojnë të jetë e kulluar është e pistë.”

Të pranishëm në përurim ishin shkrimtari Besnik Mustafaj, poetet Rita Petro, Mimoza Ahmeti, Natasha Lako që vlerësuan përfshirjen e 450 viteve poezi në një antologji poetike.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *