Flautisti i parë i orkestrës së La Scala-s materclass për talentet e rinj: Përballja me botën të pasuron artistikisht

Flautisti i parë i orkestrës së Teatrit La Scala, Marco Zoni dhe Presidenti i Shoqatës Italiane të Flautit, Salvatore Lombardi po mbajnë një masterclass me leksione e interpretime, për nxënësit e Liceut Artistik dhe studentët e Universitetit të Arteve.

“Kishte mungesë të këtij masterclass-i dhe studentët kanë shprehur interes e kanë marrë pjesë. Është shumë e rëndësishme që studentët të dëgjojnë dhe zërat e jashtëm çfarë ndodh në botë. Përballja të pasuron artistikisht”. u shpreh flautist Marco Zoni.

Presidenti i Shoqatës Italiane të Flautit jep një këshillë mbi rritjen e interesit të instrumentistëve:

Këshilla që mund të jap është që për t’u përballur me këtë rënie interesi, promovimi i këtij instrumenti duhet të nis që në shkollat 9-vjeçare. Duhet bërë një punë e madhe e promovimit të instrumentit të flautit.

Ish-studente e flautit në Universitetin e Arteve, me një veprimtari të pasur artistike në Itali, instrumentistja Ledina Çobani thotë se ky masterklas u shërben talenteve të rinj, sidomos në një kohë kur mungojnë organizime të tilla.

“Ka pak flautistë në përgjithësi. Kjo ishte një urë lidhëse, sit ë themi që të vazhdojë të ketë akoma evente të tilla.”

Organizimi ka për qëllim të kthehet në traditë në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *