Konferenca e 7-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës, edicioni i sivjetëm do të mbahet në Manastir

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, së bashku me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve dhe Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Manastir, organizon Konferencën e VII-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës më datë 10-11 qershor 2023.

DPA-ja ka kënaqësinë të ftojë studiuesit, nëpunësit dhe të gjithë të interesuarit e kësaj fushe të marrin pjesë në konferencë me studime, ide dhe me propozime të larmishme. Veç arkivistëve të rrjeteve arkivore kombëtare, kjo ftesë për pjesëmarrje u drejtohet të gjitha profileve të tjera të arkivistëve, historianëve e studentëve. Qëllimi i konferencës është mundësimi i një pikëtakimi mes ekspertëve dhe studiuesve të arkivave të trojeve shqiptare dhe të arkivave të rajonit, të cilët mblidhen për të diskutuar periodikisht për problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin, përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe për vizionin e punës së arkivave në realitet e sotme.

Ndër temat e propozuara për diskutim do të jenë ato mbi arkivistikën, të drejtat e njeriut dhe me historinë e arkivave apo të institucioneve arkivore në zonat shqipfolëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *