Historiani hedh poshtë deformimet historike për Skënderbeun

Në kujtesë të 555-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Muzeu Historik ka çelur një ekspozitë, që përmban faksimile, gravura të autorëve të ndryshëm, e portrete përmes të cilave vizitorët, do të njohin fragmente të jetës së Gjergj Kastriot Skënderbeut e betejave më të forta, që udhëhoqi me vendosshmëri frontin e luftës kundër Perandorisë Osmane.

Ndodh jo rrallëherë që figurat e ndritura, si ajo e Skënderbeut të pësojnë deformime historike, nga të cilat historiani Dorian Koçi veçon:

“Një nga deformimet më të mëdha është se Skënderbeu ka qenë i shkurtër. Unë do t’i ftoja të gjithë në Muzeun Historik Kombëtar të shikojnë shpatën e tij, që është kopje e asaj origjinale”.

Nëpër stendat, artdashësit do të njihen edhe me armët mesjetare, si dhe me botime kushtuar Skënderbeut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *