Statusi i fjalës së shkruar e në ligjërim, Vehbiu: Standardi të mbahej hapur për dialektet

Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit u zhvillua një takim me në qendër statusin e fjalës në ligjërimin e folur e të shkruar me prezencën e publicist, gjuhëtarit dhe studiuesit Ardian Vehbiu drejtuar nga poetja Mimoza  Ahmeti.
Vështrimeve për lënien jashtë të fjalëve gege referuar fjalorit të viteve ’80, kur u kodifikua leksiku dhe u hartuan fjalorët normativ, gjuhëtari tha se akademikët kanë kërkuar që standardi të ishte bazë e hapur për fjalë të të dy dialekteve.

“Ka pasur një politikë të tillë dhe në nivel akademik, standardi të mbahej i hapur ndaj dialekteve, po t’i bënte punë shqipes. Ky ishte qëndrimi edhe politik i asaj kohe”.

Puna për fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të viteve ’80,  ishte e vështirë për t’u finalizuar, pasi nuk kishte prurje mjaftueshëm, ndërsa vet fjalori përjashton poetët e gegërishtes në kapërcyell vitesh:

“Nuk kishte fjalë mjaftueshëm për fjalorin. Ishte marrë vendimi që fjalori do kishte 40.000 fjalë, po nuk arrihej kjo gjë. Ky u quajt “Fjalor i Gjuhës së sotme shqipe” dhe me këtë të sotme shqipe u mbuluan dhe mangësitë e shumta sepse u justifikua lënia jashtë e fjalëve të poetëve të gegërishtes të periudhës midis shekujve XIX dhe XX.”

Për dëshirës së vagullt të të rinjëve për të folur e lexuar në shqip, Vehbiu u shpreh se krijuesit shqiptarë duhet të gjejnë mënyra ndjellëse për t’i afruar drejt librit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *