‘Za Fest’ në Shkodër, surpizat e edicionit të 7-të të festivalit

Zâ Fest është festivali që lindi me synimin për të promovuar vlerat e Shqipërisë, përmes muzikës, artit të angazhuar, mbështetjes në traditë dhe mbrojtjes së mjedisit. E gjitha kjo është një përpjekje për të frymëzuar të ardhmen, jo vetëm nga përmbajtja artistike që ofrohet prej artistëve pjesëmarrës, hapësirat e zgjedhura për të mbajtur veprimtaritë, por edhe diskutimeve të lira të figurave frymëzuese e me ndikim në popullsinë vendase.
Zâ Fest është krijuar në vitin 2017 nga kantautori Vlashent Sata, frymëzuar nga kultura dhe e bukura, nga origjina e vendit tonë, për t’u kthyer në një traditë kulturore të Shqipërisë. Ky festival synon rizgjimin e kulturës si formë prezantimi dhe vënien në pah të modeleve me vlerë për të rinjtë.
Jo më kot i quajtur Zâ (gegnisht za – zëri, zanat) një nga pikat më të forta të Zâ Fest janë muzika, legjendat dhe gojëdhënat. Megjithatë, Zâ Fest synon të jetë një festival jo vetëm për muzikën dhe artin e fjalës, por edhe baletin kontemporan, teatrin, filmin, etj. Ai synon të ketë ndikim pozitiv në zonën ku zhvillohet, nëpermjet nxitjes së turizmit, mbrojtjes së natyrës, stimulimin e meditimit dhe yogës, e sporteve në natyrë.
Ky festival kërkon të bëjë bashkë banorët vendas dhe vizitorët, si një shtëpi e të gjithëve, ku nis biseda, këmbëhen përvoja dhe ndërtohet e ardhmja.
Në gjashtë vite, me mbështetjen e Bashkimi Evropian, Zâ Fest ka arritur të sjellë vëmendjen e publikut drejt disa prej pikave më interesante të veriut të Shqipërisë, duke i kthyer ato në pikëtakime të kulturave të ndryshme që komunikojnë me anë të artit, si gjuhë universale. Zâ Fest lindi mes maleve për të ndarë me publikun magjinë e zonës së Thethit.
Shkodra është sërish kryefjala e këtij edicioni, por Festivali zbret nga malet duke shkuar buzë qytetit. Oborri i Kulles së Sahatit (Iglizit) dhe sigurisht Kalaja Rozafa janë vendtakimet në këtë edicion.
Nata e parë do të nis me Jaret Shkodrane performancë e Jozefina Simoni dhe Antonio Fjerca, ndërsa do të vijojë me rrëfimet e gazetarit Marin Mema për historinë e Shqipërisë. Mbrënja do të kulmojë me preznatimin e publikut me filmin ‘Zgjoi’ të Blerta Bashollit. Natën e dytë performojnë në Kalanë e Rozafës
Gala Dragot, grupi i talentuar Shkodra Elektronike , Divanhana dhe gjithashtu Vlashent Sata.

Kalaja do të ndizet sërish natën e fundit nga leximet e legjendave të Çun Lajçi, për të vijuar me muzikë të mirë nga Isabel Sörling, Davide Shorty dhe Gipsy Groove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *