Fragment i shkurtër nga ‘Pasion i thjeshtë’ i Annie Ernaux

Ai më kishte thënë «nuk do shkruash libër për mua». Po unë nuk kam shkruar libër për të, dhe as për veten time. Vetëm sa kam shprehur me fjalë – fjalë që ai, pa dyshim, nuk ka për t’i lexuar kurrë, që nuk
janë shkruar për të – atë çka vetëm egzistenca e tij ka mundur të ma japë. Një lloj dhuntie e rikthyer.
Kur isha fëmijë, luksi për mua ishin palltot me peliçe, fustanet e gjata dhe vilat në buzë te detit. Më vonë, pata besuar se luks ishte që të bëje një jetë prej intelektualeje. Tani më duket se luks është edhe që të mund të jetosh një pasion për një mashkull apo për një femër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *