Month: July 2023

Nga figura e keqkuptuar e Bekim Fehmiut te filmi ‘Djepi’, Valmir Tertini zbulon të pathënat e produksioneve filmike

Figura e aktorit shqiptarë, që la gjurmë në kinatografinë botërore vjen qartë si drita, në një film dokumentar me regji të Valmir Tertinit. I xhiruar në 6 shtete, ku flitet me tri gjuhë, dokumentari zbulon të vërtetat e yllit të kinematografisë. “Figura e Bekim Fehmiut është keqkuptuar, sidomos nga Kosova edhe pse në Shqipëri e …

Nga homazhet për figurat e artit, te serenatat shqiptare e greke dhe rikthimi i deputetes në muzikë, Inva Mula zbulon surprizat e MIK Festival

MIK Festival, festivali i traditës, muzikës së mirë shqiptare dhe ndërkombëtare, rikthehet në këtë edicion të gjashtë me një buqetë unike tingujsh por dhe një udhëtim të veçantë në periudha të ndryshme historike muzikore. Organizimi çelet më dt 28 korrik, me një rrëfim për muzën e parë shqiptare Jorgjie Truja, treguar mjeshtërisht nga sopranoja Inva …

Ç’është dashuria?

Dashuria është dorëzim. Dashuria është arsyeja e dashurisë. Dashuria është të kuptosh. Dashuria është muzikë. Dashuria dhe zemra fisnike, janë e njëjta gjë. Dashuria është poezia e trishtimit. Dashuria është të parit në pasqyrë e shpirtit të brishtë. Dashuria është kalimtare. Dashuria është të mos thuash kurrë jam penduar. Dashuria është kthjelltësim. Dashuria është të …

Pamja jote e Ernesto Sabatos

“Ashtu është edhe pamja jote. Një përzierje dëlirësie, melankolie dhe sensualiteti i ndrydhur. Por veç kësaj …prit një moment. Një ankth në sytë e tu, poshtë atij balli që ngjan si një ballkon i dalë. Por nuk e di nëse është kjo ajo që më pëlqen tek ti. Besoj se është diçka tjetër. Që shpirti …

Ekspozita me plastelinë e disqe gramafoni, Joni Margjeka sjell teknikën e re të pikturimit

Plastelina mbi disk gramafoni është teknika e re, mjaft e veçantë që zëvendëson materialet tradicionale të pikturimit, me të cilat Joni Margjeka është ngacmuar për të krijuar 25 portrete, të zërave historikë muzikorë, nisur nga gjendjet shpirtërore të vet artistit ndër vite. “Kam përzgjedhur personazhe, artistë, muzikantë të cilë në periudha të caktuara të jetës …

“Koncerti mbi urë” në Urën e Zogut, Leka Zogu: Objekti ka rëndësi të veçantë

Me tinguj kitare, me thirrje për ndërhyrje të menjëhershme në Urën e Zogut, kështu filloi aktiviteti “Koncert mbi urë”. Monumenti i Kulturës i Kategorisë së parë është dëmtuar si pasojë e gërryerjes së inerteve nga prurjet e shumta. Artisti Denis Bizhga luajti me kitarë mbi Urën e Zogut pjesë nga repertori folklorik shqiptar dhe ndërkombëtar. …

Ekspozohen shkrepjet e vëllezërve Manaki, koleksioni, pjesë e trashëgimisë së Maqedonisë së Veriut

Një ekspozitë e veçantë është çelur në Qytetin e Shkodrës. Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, në bashkëpunim me Arkivën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut , Departamentin e Manastirit prezantoi ekspozitën e vëllezërve Janaki Manaki e Milton Manaki, kuruar nga Luçjan Bedeni. Koleksioni i tyre i ruajtur në Arkivin Historik të Manastirit, përmban …

Muzikali “Mamma mia” me aktorë e këngëtarë, historia intriguese e dashurisë që hap telashe, aktorët: Është sfiduese

Një histori e komplikuar që mbetet e hapur nga e shkuara dhe çelja e një porte për të nisur një jetë të re. Kështu zënë fill situatat dinamike në muzikalin “Mamma mia” bazuar në këngët më të njohura të grupit të ABBA-ve. Zonjusha e hijshme Sophie, që do të kurorëzojë dashurinë me Skyn, ka ftuar …