Dita Botërore e Poezisë, aktorët interpretojnë vargjet e poetëve kanonik të letrave shqipe

Nga vagjet e Frederik Rreshpjes, të mallkuarit me art, te puhia e lehtë fjalësore e Mitrush Kutelit, nga ëndjet bohemiane të Teodor Kekos, te lirika e dashurisë së Xhevair Spahiut, nga zjarrmi shpërthyes i Lasgush Poradeci nga rrjedhin miliona ëndrra, miliona ndjesi.

Aktorët, Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa,Yllka Mujo, Viktor Zhusti, Kastriot Çaushi e këngëtarja Vikena Kamenica përmes një udhëtimi në gjithëkohësi, interpretuan vargjet e përshpirtshme të poetëve kanonik të letrave shqipe në oborrin e shtëpive të toptanasve shoqëruar nga tingujt e muzikës.

Kur flitet për dashurinë, që përligj ekzistencën natyrshëm lexuesi sjell nëpër mend vargjet e shpirtit të lirë, poetit Teodor Keko që prej vitesh këndohen ngazëllyeshëm.

“Dita e poezisë” është konceptuar si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe zhvillimin e plotë të kapaciteteve kreative të gjithsecilit. Ajo buron prej shpirtrave që rreken të krijojnë një botë të re, nga ku mund të komunikojnë me fjalë zemre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *