“Gruaja e thyer” monodrama e guximshme franceze në teatrot shqiptare, regjisori thyen tabutë

Një grua 43 – vjeçare që prej 5 vitesh jeton e vetme, e dëshpëruar në apartamentin e saj. “Gruaja e thyer” e autores Simon Dë Bovuar përballë vetes e zërave të shoqërisë përjeton një krizë ekzistenciale, në pritje të takimit me birin e saj, që jeton me bashkëshortin. Gjithçka është e zbrazët, ndaj Muriel vuan nga moskomunikimi e pamundësia e të pasurit një familje të shëndetshme. Aktorja Adriana Tolka  thotë se pjesa ka ardhur përmes një vuajtjeje të madhe artistike.

“Trajton thellësisht raportin e shturur midis individit dhe shoqërisë. Murieli ka çuar deri në vetëvrasje bijën e saj, paçka se nuk e pranon. Ajo ka humur dhe djalin. Ky personazh do kornizën tradicionale të familjes dhe kjo është një nga gjërat, që e mundon më shumë dhe e çon në shkatërrim”, u shpreh aktorja.

Shfaqja, që shoqërohet me lëvizje trupore, të qara që tregojnë brengën e thellë të gruas së thyer e me fjalë si mënyrë për të përshkruar peshën e përjetimeve vjen e konceptuar nga regjisori Endri Çela, që pohon se mesazhet e monodramës, i flasin realitetit në Shqipëri.

” E kam vendosur Simon Dë Bovuar për faktin, se i fletrealitetit shqiptar dhe i flet jo vetëm femrës, po edhe mashkullit, i flet gjithsecilit. I flet një individi të vetmuar, një individi i cili ndodhet në krië identiteti” tha regjisori Çela.

Sinkron Endri Çela,Regjisor

“Gruaja e thyer” do të vijojë të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *