‘Macja’ e Colette novela e dashurisë dhe e besnikërisë që s’heq dorë nga kujtimet fëminore

Novela “Macja” e shkrimtares Colette sapo ka njohur dritën e botimit, përkthyer mjeshtërisht nga profesor Edmond Tupja. Përkthyesi ka publikuar herë të parë në media librin origjinal, prej nga feksi dëshira për ta sjell në shqip.

Një rrëfim ndryshe i shkrimtares franceze Colette, që jetoi në gjysmën e parë të shekullit të XX, ku dallohet vërtetësia në dashuri, marrëdhënia e vështirë me tjetrin deri në xhelozinë e papërligjur të Kamilës për afrinë e Alenit me Sahën, si simbol i fëmijërisë së humbur apo burrit të papërmbushur.

Novela e shpejtë, por e thellë që ngrihet mbi rrafshin psikologjik, ku nuk mungojnë as notat e erosit e as problemet e qenësishme dhe universale vizatuar mrekullisht nga autorja përmes fjalësh vjen përmes një stili të veçantë e brenda botës së shumëkuptimësisë.

Në libër ngrihen pyetje, që jo pak herë i përngjajnë dilemës hamletiane, vetëm se këtë herë të dashuruarit e më vonë bashkëshortët shtrojnë secili mendimet e paramendimet e tyre para njëri-tjetrit.

Një trinom personazhesh që rrotullohen te nocioni kohë, e dashuria që hera-herës duket e pamjaftueshme.

Prania e kafshës ndikon në mënyrë të pakthyeshme në bashkëjetesën e çiftit, ndërsa Alenit i duhet të zgjedh ose njërën ose tjetrën. Në vështrimin e Tupes, libri e kthen njeriun përmes një reflektimi të thellë te shpirti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *