Nga figura e keqkuptuar e Bekim Fehmiut te filmi ‘Djepi’, Valmir Tertini zbulon të pathënat e produksioneve filmike

Figura e aktorit shqiptarë, që la gjurmë në kinatografinë botërore vjen qartë si drita, në një film dokumentar me regji të Valmir Tertinit. I xhiruar në 6 shtete, ku flitet me tri gjuhë, dokumentari zbulon të vërtetat e yllit të kinematografisë.

“Figura e Bekim Fehmiut është keqkuptuar, sidomos nga Kosova edhe pse në Shqipëri e njohin më shumë nga ‘Odiseu’ e seriale të tjera. kemi në hyrje vdekjen, pastaj lindjen dhe deri te kulminacioni i Bekimit. Vetë personazhi karakteri i Bekimit nuk është shfaqur shumë. Filmi është një e vërtetë e madhe.Po ta shohin filmin dokumentar do ta kuptojnë karakterin e Bekimit dhe këto keqkuptime do largohen”, u shpreh regjisori.

Regjisori tregon dhe për produksionin e fundit. Një film i animuar ku si elementë kryesor janë djepi, gjyshja dhe ninullat. Qëllimi parësor është rikthimi te e shkuara, ndërsa vet filmi është prurje e re e kinematografisë e realizuar në 3D.

“Në trevën e Opojës takova një grua plakë, e cila po përkundte një fëmijë në djep dhe u frymëzova. Në fokus është djepi, gjyshja dhe ninullat , e të gjitha trevave në Shqipëri e Kosovë. Vetëm nga personazhet ne kuptojmë, që ky është një film i animuar. Ne jemi unik në këtë aspekt, ndaj duhet një krijimtari e madhe që të arrijmë identitetin tonë”, tha Tertini.

Produksionet filmike do të shfaqen në kinematë shqiptare, ndërsa përgjatë 2024 do të jenë pjesë e festivaleve të filmit në mbarë botën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *