Pamja jote e Ernesto Sabatos

“Ashtu është edhe pamja jote. Një përzierje dëlirësie, melankolie dhe sensualiteti i ndrydhur. Por veç kësaj …prit një moment. Një ankth në sytë e tu, poshtë atij balli që ngjan si një ballkon i dalë. Por nuk e di nëse është kjo ajo që më pëlqen tek ti. Besoj se është diçka tjetër. Që shpirti yt e zotëron mishin tënd, sikur të qenkëshe përherë në një qëndrim gatitu. Mirëpo ndoshta ” më pëlqen” nuk është fjala e duhur, ndoshta ” më habit” , ” më mahnit” apo “më acaron”. Shpirti yt që sundon mbi trupin tënd si një diktator i rreptë”

(Përktheu: Bajram Karabolli)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *