“Koncerti mbi urë” në Urën e Zogut, Leka Zogu: Objekti ka rëndësi të veçantë

Me tinguj kitare, me thirrje për ndërhyrje të menjëhershme në Urën e Zogut, kështu filloi aktiviteti “Koncert mbi urë”. Monumenti i Kulturës i Kategorisë së parë është dëmtuar si pasojë e gërryerjes së inerteve nga prurjet e shumta. Artisti Denis Bizhga luajti me kitarë mbi Urën e Zogut pjesë nga repertori folklorik shqiptar dhe ndërkombëtar.

Princi Leka Zogu i pranishëm në këtë organizim tha se Ura e Zogut ka rëndësi të veçantë. Ai kërkoi që ura të mbetet simbol i Trashëgimisë Kultorore e Historike, ndërsa kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi dhe Erald Kapri studiuesi i historisë, kërkuan ndërhyrjen urgjente mbi urë dhe ndërgjegjësim të qeverisë shqiptare për mbrojtjen e monumenteve të kulturës.

Aktivisti dhe organizatori i aktivitetit Elton Laska, tha se ura është drejt shembjes totale. Megjithëse kryeministri Edi Rama premtoi restaurimin e këtij monumenti që në muajin Maj, puna ende nuk ka nisur.

Listimi i këtij monumenti si një ndër shtatë sitet evropiane në rrezik nga organizata “Europa Nostra” vjen në sajë të angazhimit komunitar të aktivistëve dhe banorëve të Kurbinit. Në janar të vitit 2021, 3700 qytetarë firmosën për veprim konkret, por Ministria e Kultures vijon ende të mosndërhyjë duke e lënë të shkatërrohet plotësisht këtë objekt të rrallë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *